Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit.
Në një njoftim për mediat, Gjykata e Posaçme shkruan:
1.Kërkuesi Jorgo Goro me datë 31.03.2026 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Pezullimin e ekzekutimit të Vendimit nr. 53, datë 30.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Etleva Deda, bazuar në nenin 476 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 258, datë 05.05.2026, vendosi:
1. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit, të dënuarit Jorgo Goro, me objekt: “Shtyrjen e ekzekutimit të Vendimit nr. 53, datë 30.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, si të pambështetur në prova dhe ligj.
LEXO EDHE: Kërkoi pafajësinë, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-kryebashkiakut Jorgo Goro!
2. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit.
3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda afatit ligjor në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
LEXO EDHE: Dënohet ish kreu i bashkisë së Himarës, ja sa vite burg do të vuajë Jorgo Goro!
Ish-kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro është dënuar me 2 vite burg.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar ai do të vuaj 1 vit e 4 muaj heqje lirie, si dhe heqja e të drejtës për të mbajtur funksione publike për 5 vite.
Gjithashtu dënimi me 1 vit e 6 muaj muaj burg u dha për Vasillaq Strakosha, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuaj vetëm 1 vit heqje lirie, pezullimi në 2 vite shërbim prove si dhe heqja e të drejtës për të mbajtur funksione publike për 5 vite.
Jorgo Goro u kallëzua nga Fredi Beleri me pretendimin se i ka dhuruar në vitin 2016 pasuesit të tij të komanduar në krye të Bashkisë, Arqile Bollanos 4263 metra sipërfaqe toke.
Sipas SPAK, kjo sipërfaqe toke është përfituar në mënyrë të paligjshme, pasi Bollani kishte përfituar më parë një sipërfaqe prej 7700 metra katrorë tokë në bazë të ligjit 7501.