Në shfaqjen e fundvitit të Big Brother VIP, një debat i fortë ka shpërthyer mes Gertës dhe Livias, duke kaluar nga një diskutim i zakonshëm në fyerje të ndërsjella. Gerta i ka thënë Livias se ajo është thjesht një “vegël” e Rozanës dhe se e ka arritur praninë në shtëpi vetëm për shkak të lidhjeve të saj jashtë programit, duke aluduar për historitë e dashurisë që Livia ka pasur jashtë.
Livia, e cila ka qenë e prekur nga këto fjalë, ka reaguar ashpër dhe i ka thënë Gertës se “nuk është as gjysma e motrës së saj”, duke e quajtur këtë një sulm personal. Pasi debati ka eskaluar, Livia është tërhequr dhe është përlotur, duke shkuar në dhomën e rrëfimit për të shpërthyer emocionalisht. Ajo ka kërkuar mbështetje nga Rozana, e cila është përpjekur ta qetësojë dhe ta mbështesë në këtë moment të tensionuar.
Ky përballim mes dy vajzave ka treguar një tjetër anë të dinamika të ndërlikuara në shtëpinë e Big Brother, ku fjalët e forta dhe akuzat personale shpesh mund të çojnë në përplasje të ashpra.
Gerta: Unë kam pasur një lloj afrimiteti me Livian kur isha opinioniste në Përputhen, dhe sot dua ta pyes pse pati tendence ndaj meje për të më zënë karrigen… më the nuk çohem se nuk e kam me tapi
Livia: I joti ta fut sot
Gerta: Çfarë i kam bërë unë Livias që të më kthehet me tendencë?