Aktualitet

INSTAT: Janar-korrik, 116 viktima në aksidentet rrugore

Shqipëria vijon të ketë një bilanc tragjik nga aksidentet rrugore edhe pse me trend rënieje. Sipas të dhënave të INSTAT në shtatë-mujorin e 2018-ës, regjistrohen 116 viktima nga 127 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të dhënat tregojnë se në korrik 2018, aksidentet rrugore, në 74,1 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesve të automjeteve ndërsa 20.8% nga faji i këmbësorëve.