Rekord shifrat e energjisë elektrike. Sipas INSTAT-it, prodhimi vendas u dyfishua në 3 mujorin e dytë të vitit 2018, ndërkohë që edhe humbjet në rrjet u ulën me 7.6%. Gjithashtu përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në tremujorin e dytë të vitit 2018, u rrit me 4.6%, duke arritur vlerën 1.4 miliardë kilovatorë, nga 1.3 miliardë që ishte në tremujorin e dytë të para një viti.