Aktualitet

INSTAT, rritet numri i të punësuarve në Shqipëri që punojnë në të zezë

Ndonëse në Shqipëri numërohen si të punësuar rreth 1.1 milionë shqiptarë, mbi 36 përqind e tyre nuk janë të përfshirë në sistemin e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Bazuar të dhënat zyrtare të INSTAT-it, për vitin e kaluar paguan sigurimet 694,411 persona ose 63 për qind atyre që numërohen në punë. Punësimi në të zezë në pjesën më të madhe te tij është i përqendruar në sektorin bujqësor.