Bota

Iran, protesta për regresin ekonomik

Rikthehen protestat në Iran. Në shumë qytete të vendit, qindra vetë zbritën në rrugë duke protestuar për regresin ekonomik. Republika Islamike po përballet me inflacion, gjë që ka shkaktuar probleme ekonomike të konsiderueshme. Në kryeqytetin Teherean, pjesëmarrësit thërrisnin: “Vdekje për Khamenein”, i cili është lideri suprem i Iranit. Pavarësisht tensioneve dhe pranisë së shtuar policore, sidomos në qendër të Teheranit, nuk u raportuan të lënduar.