Aktorja meksikane Eiza Gonzalez, e cila dikur ishte në një lidhje me Timothée Chalamet. ka thyer heshtjen për marrëdhënien aktuale të aktorit me yllin e rrjeteve sociale Kylie Jenner.
Gjatë një paraqitjeje të fundit në emisionin “Cheap Shots” nga “Cosmopolitan”, Eiza konfirmoi se i kishte pëlqyer një foto të çiftit në Instagram, duke shtuar se i konsideron ata si një çift shumë simpatik dhe të dashuruar.
Po, më pëlqeu. Janë shumë të mirë së bashku. Duken shumë të dashuruar dhe të ëmbël. Jam e fiksuar pas tyre
-u shpreh aktorja me sinqeritet.
Eiza gjithashtu ndau vlerësimin e saj për ish-partnerin:
E dua Timothée-n. Mendoj se ai është më i talentuari, më i ëmbli – sinqerisht, djali më i ëmbël – dhe jam shumë krenare që e shoh duke shkëlqyer në karrierë. Ne jemi thjesht miq të mirë. Nuk kam gjë tjetër veçse gjëra të mira për të thënë për të.
Chalamet dhe Gonzalez u panë për herë të parë së bashku gjatë pushimeve në Cabo San Lucas, Meksikë, në qershor të vitit 2020. Sipas burimeve për revistën “People”, ata kaluan disa ditë me miqtë dhe dukeshin të lumtur, por marrëdhënia përfundoi në tetor të po atij viti.
Nga ana tjetër, lidhja e Timothée Chalamet me Kylie Jenner u bë publike në prill të vitit 2023.
Dyshja është fotografuar shpesh në evente publike, përfshirë festivalin Coachella, ngjarje sportive, dhe sezonin e çmimeve ku Chalamet ka marrë vëmendje për rolin e tij si Bob Dylan në filmin “Complete Unknown”.
Për momentin, çifti duket i lumtur së bashku – dhe madje ka edhe “bekimin” e një ish-partnereje.