Bota

Italia heq certifikatën e vaksinimit, masa në fuqi gjatë gjithë sezonit veror!

Italia prej ditës së nesërme do të heqë detyrimin e paraqitjes së certifikatës së gjelbër për të huajt që hyjnë në këtë shtet.

Të gjithë ata që do të udhëtojnë drejt Italisë nuk do të kenë nevojë as për dëshmi vaksinimi, test negativ infektimi apo shërimi.

Kjo masë pritet të jetë në fuqi përgjatë gjithë sezonit të verës.

Kujtojmë se 51 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus nga 710 testime të kryera gjithsej gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Numri i rasteve të reja është më i lartë, krahasuar me shtatë ditët e mëparshme.

33 të infektuar janë konfirmuar në Tiranë, nga 3 qytetarë në Fier, Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Selenicë, Sarandë, nga 1 qytetar në Lezhë, Durrës, Krujë, Mat, Vlorë, Delvinë, Tepelenë, Pogradec.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 287 qytetarë aktivë me Covid 19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Ndërkohë, janë shëruar 77 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272.388 që nga fillimi i epidemisë.