Showbiz

Ja se si një mjek britanik arriti të lumturojë jetën e pacientit të sëmurë me Covid-19

Historia prekëse e çiftit britanik po qarkullon me shpejtësi në rrjet.

Bëhet fjalë për një grua e quajtur Diana e cila qëndroi e vetme në shtëpi për 2 javë ndërkohë që bashkëshorti i saj u shtrua në terapi intensive pasi u konfirmua pozitiv me Koroanvirus.

Duke mos patur asnjë lajm nga burri i saj dhe në pamundësi për ta parë, ajo arriti të kontaktojë një ndër mjekët e spitalit i cili u tregua i gatshëm ta ndihmojë.

Dr. Joel doli jashtë rregullave dhe mundësoi një takim virtual për Dianën dhe bashkëshortin e saj me një tablet.

“Momenti kur e pashë nga kamera ishte i paimagjinueshëm, ju nuk e kuptoni dot frikën që përjetove ishte e tmerrshme” -tha ajo në një intervistë për median britanike.