Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale.
15 vite pas themelimit #lft është shoqëruesi ideal kur jeni në lëvizje, për të dëgjuar muzikë të mirë si edhe për të dëgjuar intervistat me protagonistët e ditës si dhe temat që zgjojnë debat. I ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ishte Fation Kuqari. Lidhur me famën e marrë nga “Për’puthen” u shpreh:
Duhet të jesh natyral, jo të bësh skandal që ta mbash famën. Kohën e “Për’puthen” e kujtoj shumë të bukur, është një moment kthese edhe në aspektin e financave. Fama, audienca më ndikoi. Ne ishim të gjithë, ishim shumë organik, na dilnin gjërat organike. Tani mundohen të na kopjojnë për të patur suksesin. Me ne u bë telenovelë, njerëzit u lidhën shumë me ne.
Sa i përket vajzave që nuk punojnë sot dhe fitojnë para përmes lidhjeve roomantike, Fationi tha:
Vajzat nënshtrohen, kur unë të mbaj me lekë ti bëhesh skllavja ime. Nuk jam dakord me to.
E teksa ka reaguar lidhur me puthjet në buzë mes Laertit, Gjestit, Aldot në “BBV4”, Fationi u shpreh:
Unë jam kundër se çfarë bën njeriu me jetën e vetë, është bi s’është bi. Nuk është normale. Sigurisht që është Eva dhe Adami. Ne duhet të jemi pro familjes, nuk ka dy meshkuj që krijojnë familje të shëndetshme, nuk bëjnë dot fëmijë. Unë s’e kam problemin aty, por duhet të kemi kujdes me mesazhin që japim. Atë e shohin shumë fëmijë, po flas për kopësht, atij do i duket shumë e thjeshtë të puthë një shok. Ti ia fut që në vegjëli që mund të puthë një mashkull dhe është normale, por kjo s’është normale. Jam kundër promovimit.