Joe Biden do të jetë Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pas një beteje kokë më kokë me rivalin republikan, Presidentin aktual Donald Trump, demokrati fitoi me 273 vota elektorale kundrejt 213 të Donald Trump-it, sipas projeksioneve të CNN. Ishte vendlindja e tij shteti i Pensilvanisë që i dha fitoren Biden-it, me 20 votat elektorale të saj. Ai më herët ka shërbyer si Zv.President në qeverinë Obama si dhe është senatori më jetëgjatë i shtetit të Delaware-it.
Kamala Harris do të jetë Zv.Presidentja e parë femër dhe me ngjyrë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Harris që përfaqëson Kaliforninë në Senatin Amerikan është e bija e një familjeje emigrantësh nga Xhamajka dhe India. Ajo gjithashtu ishte senatorja e parë indiano-amerikane në qeverinë e Shteteve të Bashkuara.