Showbiz

Johnny Depp pranon se i ka dhënë marijuanë vajzës së tij 13-vjeçare pasi mendon se kjo e bën një baba shembullor

Aktori hollivudian Johnny Depp po përballet në gjyq me ish-bashkëshorten e tij Amber Heard pas akuzave të kësaj të fundit për dhunë fizike e psikologjike.

Gjatë seancës gjyqsore, 57-vjeçari konfirmoi se i ka dhënë marijuanë vajzës së tij Lily-Rose kur ajo ishte 13-vjeçe.

Këtë gjë ai e ka bërë pasi dëshironte që vajza e tij të njihej me këtë lëndë narkotike dhe bimore në mënyrë që ajo të mos e konsumonte fshehurazi. Gjithashtu në pjesën jugore të Kalifornisë, konsumimi i marijuanës është i ligjshëm.

Ylli i “Piratët e Karaibeve” mendon se kjo gjë e bën atë një prind të mirë e shembullor dhe është i bindur se kjo është mënyra e duhur për të fituar besimin e fëmijëve.

Lily-Rose e cila tani është 21-vjeçe, po ndjek hapat e të atit duke ju futur aktrimit.