Live From Tirana

Ka dhe kështu, djali nga Kosova anuloi fejesën për të ardhur të mbështesë Gjestin/Tezz tregon rastin!

Të ftuar në “Live From Tirana” kanë qenë Tez Latifi dhe Kejsi Kasdeda, organizatorë të “Beats N’ Brunch”, eventit më interesant që mbahet më 19 dhe 20 prill në Parkun e Liqenit të Tiranës. Çfarë na pret këto dy ditë plot energji e muzikë në zemër të Tiranës? Zbuloni më shumë në këtë link. 

Kejsi dhe Tezz, u ngacmuan pak edhe rreth “Big Brother VIP”. Duke qenë se Tezz është nga Kosova, si po përcillet Gjesti andej?

Gjesti ka komplet suportin tonë, është ylli jonë. 

A mendon se 100 mijë euro do vijnë këtë herë në Kosovë?

Gjesti do ta marrë, patjetër që e merr ai. 

Si është atmosfera andej, edhe pas incidentit që ndodhi me Jozin?

Tezz: Një djalë la fejesën e vet dhe u nis për tek Gjesti. 

Kejsi: Të gjithë yjet e “Big Brother”, sa të mbarojnë finalen, direkt të nesërmen tek “Beats N’Brunch”. Ne erdhëm të bashkuar, por tani me këtë tezën që Tezzi suporton Gjestin, do dalim duke u zënë më duket. Unë suportoj Rozanën, i uroj shumë suksese?

Pse duhet ta fitojë Rozana?

Kejsi: Edhe pak për për feminizëm, por dhe pak për gusto personale. 

Tezz: Rozana është yll, por unë prapë e kam zemrën tek Gjesti se është i yni.