Një zviceran vuri së fundmi në provë qëndrueshmërinë e tij ndaj të ftohtit dhe theu një Rekord Botëror Guinness. Ai ka kaluar më shumë se 2 orë në borë, ndërsa mbante veshur vetëm rrobat e banjës. Elias Meyer, një ngritës peshash, tha se vendosi të merrte titullin për kohën më të gjatë të kaluar në kontakt të drejtpërdrejtë të të gjithë trupit me borën, pasi zbuloi se askush nuk e kishte thyer ende rekordin prej 2 orësh.
View this post on Instagram
Rekordi i mëparshëm, i vendosur nga polaku Valerjan Romanvoski në vitin 2022, ishte 1 orë e 45 minuta dhe 2 sekonda. Meyee tha se i ftohti e shqetësonte më pak sesa pesha e dëborës që e shtypte.