Një kamera që u hodh 305 metra përmes një vrime në akull në Antarktidë ka bërë një zbulim të mahnitshëm. Bota natyrore vazhdon t’i mahnisë ekspertët me zbulimet e reja që bëhen gjatë gjithë kohës. Strukturat e çuditshme nënujore i kanë hutuar shkencëtarët, ndërsa shkëmbinjtë e çuditshëm nën Paqësor kanë lënë të kuptohet se si filloi jeta në Tokë.
Një tjetër zbulim erdhi në Antarktidë, kur ekspertët hodhën një kamer 305 metra thellë në një vrimë në akullin e detit për të shqyrtuar historinë gjeologjike të shtresave të akullit. Ndërsa disa shtresa akulli detar afër sipërfaqes ngrijnë dhe shkrijnë, poshtë në thellësi ka disa shtresa akulli që kanë mbetur të ngrira pothuajse përgjithmonë për shekuj me radhë dhe ato përmbajnë një mori informacionesh të vlefshme për shkencëtarët.
Kamera binte poshtë bërthamës së akullit në Fletën e Akullit të Antarktidës Lindore me një shpejtësi marramendëse, duke treguar shtresat e ndryshme të akullit që ekzistojnë sa më thellë që shkonte.
Carter shpjegoi se akulli atje është ndër më të vjetrit që janë identifikuar në planet, me një moshë prej 2.7 milionë vjetësh. Studimi i akullit mund të na ndihmojë të mësojmë më shumë rreth vetive themelore të sistemit tonë klimatik.
Ndërkaq, shkencëtarët paralajmërojnë se Arktiku mund të jetë burimi i pandemisë së ardhshme, për shkak të rrezikut që vjen nga “virusët zombi” të ruajtur për mijëra vite në akullnajat dhe permafrostin e ngrirë. Një studim i ri thekson se ngrohja globale po shkrin barrierat natyrore mes ekosistemeve, kafshëve dhe njerëzve, duke rritur ndjeshëm mundësinë e shpërthimit të një sëmundjeje të re.
Dr. Khaled Abass nga Universiteti i Sharjah thotë: “Ndryshimet klimatike nuk po shkrijnë vetëm akullin por edhe kufijtë mes botës së egër dhe njerëzve”. Ai paralajmëron se me shkrirjen e permafrostit, mund të çlirohen viruse ose baktere të lashta, të cilat mund të infektojnë njerëzit dhe të shkaktojnë pasoja të paparashikueshme.