Duket se Kanye West më në fund po llogjikon pasi reperi i ka kërkuar publikisht falje bashkëshortes së tij për postimet e një pas njëshme në Twitter.
Me anë të një deklarate të publikuar së fundmi në këtë rrjet social, 43-vjeçari i kërkon ndjesë Kim Kardashian për bërjen publike të gjërave të tyre personale siç ishte dëshira për abortuar fëmijën e tyre të parë, North.
Ai gjithashtu shkroi se Kim dhe mamaja e saj Kris janë përpjekur ta mbyllin atë në një qendër psikiatrie dhe se vjehrra e tij është një diktatore e vërtetë.
“Dua t’i kërkoj falje gruas time Kim që fola publikisht për një çështje personale. Nuk e mbështeta atë siç më mbështet ajo mua. Kim më vjen keq që të lëndova. Të lutem më fal. Faleminderit që ke qenë aty për mua” –shkroi Kanye në Twitter.
Ditë më parë Kim Kardashian bëri një deklaratë të gjatë publike duke thënë se bashkëshorti i saj prej vitesh vuan nga bipolariteti dhe ajo e ka të pamundur që ta ndihmojë në kontrollin e këtij ç’rregullimi.