Sipas raportimeve të “Radar Online”, organizatorët kanë marrë masa të rrepta sigurie, me urdhër të drejtpërdrejtë nga vetë Anna Wintour, për të parandaluar çdo përpjekje të mundshme të reperit Kanye West për të ndërhyrë në mbrëmje – edhe pse ai nuk është i ftuar zyrtarisht.
Por shqetësimi më i madh këtë herë është një postim i fundit i reperit, ku ai ndau një skicë të frymëzuar nga veshjet e Ku Klux Klan dhe deklaroi se kjo do të ishte “pamja e tij” për Met Gala-n, duke nxitur reagime të ashpra në rrjetet sociale dhe ankth tek organizatorët.
Anna nuk bën shaka. Ka një protokoll të plotë sigurie në fuqi në rast se Kanye afrohet te tapeti i kuq
– tha një burim nga brenda organizimit të Met Gala për “Radar Online”.
Një konsulent i lartë për sigurinë në industrinë e modës shtoi:
Nuk është vetëm veshja – është kaosi që ai sjell me vete. Askush nuk dëshiron një përsëritje të asaj që ndodhi në Grammy.
Situata bëhet edhe më e ndjeshme për shkak të pranisë së konfirmuar të Kim Kardashian, ish-bashkëshortja e Kanye West.
Sipas burimeve të afërta me yllin televiziv, ajo po përgatitet intensivisht për eventin dhe nuk dëshiron aspak një përballje publike me reperin.
Kim është e përqendruar në markën dhe pamjen e saj. Gjëja e fundit që dëshiron është që Kanye t’ia vjedhë vëmendjen me ndonjë dramë
Për vitin 2025, prezantuesit e eventit janë Colman Domingo, Lewis Hamilton, A$AP Rocky, Pharrell Williams dhe vetë Anna Wintour, ndërsa president nderi është LeBron James.
Një burim pranë organizatorëve përfundon:
Nëse Kanye shfaqet, ekziston një plan i qartë. Anna ka dhënë udhëzimin përfundimtar: ‘Asnjë skenë dramatike në tapetin tim.’