Aktualitet

Kapen dy ngarkesa me drogë në kufirin greko-shqiptar, në pranga 2 persona

Policia greke sekuestroi dy ngarkesa me drogë në kufi me Shqipërinë. Operacioni i parë u zhvillua në në Igumenicë, ku u gjet një automjet i braktisur. Brenda tij u gjetën dhe u sekuestruan 42 pako me 144 kg marijuanë. Ndërkohë në Kompoti, u kap një mjet që vinte nga kufiri gjelbër me 102 kg marijuanë ndërsa ranë në praga dy personat që ndodheshin në të. Policia vijon hetimet për zbardhjen e rrjetit të narkotrafikut.