Bota

Kërkesa e Pompeos kritikohet nga Koreja e Veriut

Koreja e Veriut kritikoi sot kërkesën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo për të vazhduar aplikimin e sanksioneve ndaj saj. Kryediplomati i Penianit, Ri Yong Ho akuzoi Uashingtonin se po tregohet i paduruar përballë ngadalësisë së përparimeve diplomatike. Sipas zyrtarit të lartë koreano-verior “Padurimi nuk ndihmon aspak ngritjen e besimit”. Ai foli për kërkesa të njëanshme që vetëm sa dëmtojnë besimin, në vend që ta rikthejnë atë.