Moderatorja e njohur Kiara Tito ka ndarë së fundmi mendimet e saj mbi raportin me muzikën dhe planet për të ardhmen profesionale, duke treguar se, ndonëse e dashuron artin, nuk e sheh veten si këngëtare. E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Kiara u pyet nëse do të realizonte ndonjëherë një projekt muzikor me bashkëshortin e saj, këngëtarin Luiz Ejlli. Me sinqeritetin që e karakterizon, moderatorja pranoi se ka pasur dëshirë të provojë diçka të tillë, por se zëri nuk është pika e saj më e fortë.
Ndërkohë, teksa në studio u diskutua tema e tradhtisë, e pyetur nga moderatoret, Kiara u shpreh si më poshtë:
Kiara do e falje tradhtinë?
Nuk e kam provuar si ndjesi. Nuk e di po se provove si do reagosh. Është e thjeshtë të gjykosh nga jashtë. Në lidhje dashurore jam më strikte se në raportet shoqërore. Dua burri të më respektojë dhe ta respektoj, kjo është mungesë e madhe respekti. Por nuk e di si do reagoja…