Celebrities

Kiara Tito: Luizi kujdeset për Lunën, është një baba i shkëlqyer…

Moderatorja e njohur Kiara Tito ka ndarë së fundmi mendimet e saj mbi raportin me muzikën dhe planet për të ardhmen profesionale, duke treguar se, ndonëse e dashuron artin, nuk e sheh veten si këngëtare. E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Kiara u pyet nëse do të realizonte ndonjëherë një projekt muzikor me bashkëshortin e saj, këngëtarin Luiz Ejlli. Me sinqeritetin që e karakterizon, moderatorja pranoi se ka pasur dëshirë të provojë diçka të tillë, por se zëri nuk është pika e saj më e fortë.

Ndërkohë, e pyetur nga moderatoret se kush kujdeset për Lunën teksa Kiara është e anagzhuar me shfaqjen e “Portokallisë”, moderatorja u shpreh:

Kujdeset Luizi padiskutim, është një baba i shkëlqyer, e mban vajzën më shumë se unë ndonjëherë.

Lidhur me bestytnitë, Kiara tregoi një situatë mes saj dhe Luizit.

Do futeshim të mërkurën në shtëpinë e re, unë i thashë të shtunën se mbahet si ditë e mirë. U futëm të premten, por na ka ecur mirë gjithsesi. (qesh)