Showbiz

Kim Kardashian mahnit me pamjen në dasmën luksoze të Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez në Venecia!

Kim Kardashian ishte një nga yjet që spikati më shumë në ceremoninë ekstravagante të dasmës së Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez në Venecia. Themeluesja e Skims, 44 vjeç, tërhoqi vëmendjen me një fustan ‘vintage’ ngjyrë çokollatë nga Versace, i punuar me dantellë me motive lulesh, rruaza të imëta dhe gurë vezullues që përqafonin linjat e saj trupore.

E njohur për stilin e saj të guximshëm, Kim e kompletoi pamjen me bizhuteri të shndritshme nga Moussaieff, përfshirë dy varëse të mëdha, vathë të gjatë me diamant në formë dardhe dhe dy unaza masive. Flokët i kishte të lëshuar natyrshëm, ndërsa grimi i saj ishte i thjeshtë dhe elegant, duke theksuar sharmin e saj.

Pamja e saj glamuroze ishte një nga më të komentuara të mbrëmjes, ndërsa prania e saj në dasmë nuk ishte surprizë, duke marrë parasysh lidhjen e afërt që familja Kardashian-Jenner ka me nusen Lauren Sánchez.

Në mesin e të ftuarve VIP ishin edhe emra si Kylie dhe Kendall Jenner, Khloe Kardashian dhe Kris Jenner, të gjithë të veshur me stil për të festuar martesën shumë të përfolur të çiftit miliarder.