Kontrollet policore me dron për sipërfaqe të kultivuara me bimë narkotike çojnë në dy të prangosur në Korçë. Në flagrancë u arrestua një 29-vjeçar që kishte mbjellë fidanë kanabisi në Gopesh e bashkë me të ra në pranga kryeplaku i fshatit, një 49-vjeçar i akuzuar “Për shpërdorim detyre”. Në cilësinë e kryeplakut duhej të ushtronte kontrolle territori e të njoftonte organet e policisë, nëse do të konstatonte ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale. Operacioni policor u finalizua pas dy muajsh.