“Koreja e Veriut nuk po i jep fund programit bërthamor dhe madje ka zhvilluar transferime ilegale të produkteve të naftës në det, nga anija në anije, për të anashkaluar sanksionet”. Kjo theksohet në një raport të dërguar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara. Gjithashtu, në document konstatohen shkelje të ndalimit të eksporteve të karbonit, të hekurit e të produkteve të tjera koreanoveriore që i sjellin fitime të mëdha regjimit të Kim Jong Un-it.