I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Alfred Cako. Ai ka folur më shumë për luftën Izrael-Iran, por dhe mundësinë për një Luftë të tretë Botërore. Sa rrezikon Shqipëria nga këto ngjarje?
Sa e rrezikuar është Shqipëria nga lufta Izrael-Iran?
Nuk besoj se është e rrezikuar nga kjo luftë. Shqipëria mund të ketë probleme nëse hapet në vitin 2027 lufta ndërmjet NATO-s evropiane dhe Rusisë. Në këtë kohë Serbia mund të sulmojë veriun e Kosovës, për të marrë ato komunat e veriut. Por unë mendoj që do të jetë një luftë me porosi e organizuar nga stukturat drejtuese të ‘city of London’ dhe kjo do të ketë të bëjë me atë që nuk pranojnë as shqiptarët, as serbët, për të bërë shkëmbim territoresh me paqe. Dhe këta duan të marrin ato tre komunat e veriut dhe të japin rreth 1 mijë kilometra katror aq sa duan të marrin me serbët. Unë them që do të ketë shkëmbime me luftë përderisa politikanë si Albin Kurti nuk pranojnë që këto skema të ndërkombëtarëve për të qetësuar ujërat midis serbëve dhe kosovarëve, të bëhen me paqe. Përderisa nuk i kanë pranuar, unë them që do t’i bëjnë me luftë.