Presidenti Hashim Thaçi emëron gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Ata janë Bajram Ljatifi, Safet Hoxha, Remzije Istrefi-Peci, Nexhmi Rexhepi e Radomir Leban. Për këtë të fundit pati debate, pasi rezulton i dënuar me 6 vjet burg në Serbi për korrupsion. Por, Thaçi e emëroi pavarësisht zotimit se çdo kandidaturë do t’i nënshtrohej verifikimeve të plota. Ajo që bie në sy është se për herë të parë, Gjykata Kushtetuese nuk ka në përbërje ndërkombëtarë, por vetëm anëtarë nga Kosova.