Aksident i rëndë në Ksamil, humb jetën shtetësja italiane, në gjendje të rëndë miku i saj. Policia e Sarandës informoi se motori ku udhëtonin 2 turistët nga Genova, u përplas me një automjet duke rezultuar fatal për pasagjeren. Drejtuesi i motorit ndodhet në Urgjencën e Spitalit të Sarandës.