Music Showbiz

Kur ëndrrat bëhen realitet, 17-vjeçarja luan në bateri me grupin e saj të preferuar!

Një adoleshente në Britaninë e Madhe arriti të përmbushë ëndrrën më të madhe duke luajtur në bateri së bashku me grupin e saj të preferuar të muzikës rock “The Killers”, të cilët zhvilluan një koncert madhështor në qytet. Në orën 3 pasdite, 17-vjeçarja Grace Ellis nga Worlingham në Suffolk përfundoi testin e fundit në kolegj për të shkuar në stadiumin e futbollit të klubit Norëich, atje ku mbahej dhe koncerti i grupit amerikan.

Ajo mori me vete një afishe ku shkruhej “Mund t’i bie baterisë me ju” e cila ishte dizenjuar në formën e tabelës së Las Vegasit, për të tërhequr vëmendjen e këngëtarit Brandon Flowers, i cili ka lindur në Nevada dhe me këtë lëvizje pati sukses, pasi lideri i Killer e vuri re tabelën dhe e ftoi adoleshenten që të bashkohej me ta në skenë për të luajtur një ndër këngët hit të grupit duke marrë ovacionet dhe brohorimat e publikut. Ndërkaq, banda muzikore ka nisur një turne në Europë dhe performancat e radhës do të jenë në Irlandë, Gjermani, Kroaci dhe Itali.