Aktualitet

Kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme në vendin tonë!

Ditën e sotme, vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, siç njoftoi Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare kalimtare përgjatë relieveve malore në lindje gjatë orëve të mesditës e pasdites.

Reshje shiu të karakterit lokal me intensitet kryesisht të ulët ka përgjatë relieveve malore në lindje e jug.

Era fryn me drejtim veriperëndim-verilindje, me shpejtësi mesatare 5 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore, era pritet të fitojë shpejtësi deri në 8 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon, i forcës 1-2 ballë. Temperaturat variojnë 14-35 gradë Celsius.