Gossip Showbiz

Kylie Jenner habit me fotosesionin më provokues dhe topless për Vanity Fair! Një rrëfim surprizë?

Kylie Jenner ka realizuar një nga fotosesionet më provokuese të karrierës së saj për numrin pranveror të Vanity Fair. Ylli 28-vjeçar pozon topless në disa nga fotografitë, ndërsa në kopertinë shfaqet duke pirë një cigare nën sloganin provokues “Kylie on top”.

Në disa nga imazhet e tjera, ajo pozon e zhveshur duke mbajtur vetëm një mantel dhe taka, në një set fotografik bardhë e zi që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe mediave.

Në intervistën që shoqëron fotosesionin, sipërmarrësja dhe nëna e dy fëmijëve foli edhe për jetën e saj personale dhe planet për të ardhmen. Kylie Jenner pranoi se dëshiron të bëhet sërish nënë.

Ajo është tashmë nënë e dy fëmijëve, Stormi dhe Aire, nga lidhja e saj me reperin Travis Scott.

Ndërkohë, aktualisht është në një marrëdhënie me aktorin hollivudian Timothée Chalamet.

Vitet e fundit të të 20-ave dua t’i përqendroj te vetja, bizneset e mia, puna, udhëtimet me fëmijët dhe të shijoj kohën me ta. Por po, dua edhe më shumë fëmijë

-u shpreh ajo.

Në intervistë, Kylie foli edhe për marrëdhënien e saj me aktorin e njohur, duke e përshkruar si një lidhje të bukur dhe argëtuese.

Ajo kujtoi edhe momentin kur Timothée Chalamet e përmendi publikisht gjatë fjalimit të tij në Critics Choice Awards në janar, ku ai i dedikoi disa fjalë dashurie.

E pyetur nëse ishte e këndshme të dëgjonte një deklaratë të tillë nga skena, Jenner u përgjigj duke buzëqeshur dhe paksa e turpëruar:

Sigurisht

Gjatë intervistës, edhe motra e saj Kendall Jenner foli për mënyrën se si Kylie është rritur dhe ka ndryshuar para syve të publikut, që nga koha kur u bë e famshme në reality show-n Keeping Up with the Kardashians.

Sipas saj, motra e vogël ka treguar një pjekuri të madhe vitet e fundit, sidomos pasi u bë nënë në një moshë të re.

Ndërkohë, nëna e tyre Kris Jenner theksoi se Kylie ka një sens të veçantë kreativiteti dhe vizioni, duke shtuar se shpesh edhe pjesëtarët e tjerë të familjes i drejtohen asaj për ide dhe këshilla.