Aksident i rëndë me pasoje vdekjen në aksin rrugor Shkodër-Lezhë. Dy të rinj të moshave 23 dhe 36 vjeç kanë humbur jetën në orën 2:20 minuta të natës pasi automjeti më të cilin udhëtonin një mercedez benz u përplas me një kamion në vendin e quajtur Ura e Dajçit. Nga hetimet e para rezulton se shpejtësia e automjetit të dy viktimave është edhe shkaku i humbjes së jetës së tyre. Policia po heton ngjarjen.