E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë modelja e “She’s On Top”, Enxhi Ruxhdia, e cila bëri bujë me deklaratën e saj, ku tha se librin e përdor si aksesor në plazh, jo për ta lexuar. Si është e vërteta pas kësaj deklarate?
Ti po vazhdon fakultetin e mjekësisë, çfarë notash ke dhe si mund të kuptohet kjo kur thua se librin e përdor si aksesor?
Unë në provimin e maturës shtetërore në letërsi, kam marrë notën 9 pikë ca dhe këtë mund ta faktoj. Dhe i ftoj gjithë këta komentuesit, lexuesit, moralistët nëpër komente, t’i nxjerrin notat e tyre se çfarë kanë marrë këta njerëz në provim dhe të shohim kush është më i lexuar.