Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar pas heqjes së masës “arrest shtëpie” ndaj kryetarit të PD-së, Sali Berisha, me vendim të Gjykatës së Posaçme.
Agron Gjekmarkaj shprehet se fitorja e Donald Trump ka arritur edhe në Shqipëri.
Deputeti demokrat thekson se me lirimin e liderit të opozitës, Sali Berisha, era e ndyshimit po vjen në vendin tonë.
“Fitorja e Trump arrin dhe në Shqipëri! Lirohet lideri i opozitës Prof. Dr. Sali Berisha! Era e ndryshimit po vjen në vendin tonë!”, shkruan Gjekmarkaj.
Gjyqtarja e GJKKO-së, Flojera Davidhi, mori sot (27 Nëntor) për të revokuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj Sali Berishës. Sipas avokatit të kreut të PD-së, ndaj Sali Berishës nuk është caktuar asnjë masë tjetër sigurie.
Masat ndaj Berishës u vendosën me akuzat për korrupsion për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” në Tiranë.
Po ashtu, në këtë çështje ishte i përfshirë edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, ndaj të cilit Gjykata kishte vendosur më herët masë sigurie “arrest në shtëpi”.
Berisha përmes avokatëve të tij bëri disa ankimime në gjykata, pasi nuk i ka pranuar akuzat e ngritura nga SPAK ndaj tij.