Aktualitet

Përplasen dy automjete në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, 6 të plagosur

6 persona mbetën të plagosur nga përplasja e dy automjeteve në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas. Mjeti me drejtues një 45 vjeçar, banues në Tiranë, u përplas me një tjetër mjet, me drejtues një shtetas maqedonas 36 vjeç. Të plagosurit nga të dy mjetet janë dërguar në spitalin e Librazhdit jashtë rrezikut për jetën”. Policia po heton për shkaqet e aksidentit.