Aktualitet Politikë

Mark Rutte mbërrin në Tiranë/ Kryeministri holandez pritet me ceremoni zyrtare nga Rama.

Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një ceremoni zyrtare homologun e tij, kryeministrin holandez Mark Rutte.

Kryeministri holandez do të qëndrojë disa orë në vendin tone, ndërsa Top Albania Radio më herët zbardhi edhe agjendën.

Në orën 12 e 30 do të mbahet konferenca për shtyp e dy kryeministrave të Shqipërisë dhe Holandës.

Ndërkohë në orën 14.00 kreu i qeverisë holandeze do të zhvillojë dhe një vizitë në ambjentet e Piramidës që po ristrukturohet. Dy kryeministrit do të bisedojnë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Holanda ka qënë një ndër vendet më skeptikë për çeljen e negociateve të Shqipërisë më Bashkimin Europian. Dy herë ky shtet e ka refuzuar hapjen e negociatave, ndërsa herën e tretë kur dha dritën jeshile ishte Bullgaria që bllokoi gjithçka. Aktualisht nuk ka një datë për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE.