Mashtruan me shitjen e apartamenteve, ndalohen dy ndërtues në Tiranë. Policia bën të ditur se personat e ndaluar janë shtetasit Bahri Alla, 42 vjeç dhe Fatmir Kurti, 53 vjeç, të dy banues në Paskuqan. Akuza që rëndon mbi dy personat e ndaluar është ajo e mashtrimit me pasoja të rënda e kryer në bashkëpunim. Sipas policisë, shtetasit e ndaluar, që nga viti 2013 e në vijim, ndërmjet shpërdorimit të besimit i kanë marrë një personi, 135 mije euro, duke e mashtruar me veprime juridike fiktive.