Disa imazhe të publikuara nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, tregojnë disa biznese të zonës turistike të Jalës të cilat u shërbenin qytetarëve ushqime në kushte skandaloze higjiene. AKU njofton se “ndaj subjekteve, restorant “Lavdoshi, restorant “Kapiteni” dhe fastfood “SpiroKreku” janë marrë masë administrative gjobë 300.000 lekë për secilin si dhe bllokim i menjëhershëm i aktivitetit”. AKU vijon kontrollet intensive të bizneseve sidomos në bregdet.