Policia e Kurbinit ka arrestuar një 42-vjeçar në ambientet e hotelit ku qëndronte në Mamurras për armëmbajtje pa leje.
Në vijim të operacioneve të zhvilluara në bazë të punës operative dhe kontrolleve, për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që cenojnë sigurinë e qytetarëve, duke mbajtur pa leje, armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin finalizuan operacionin e koduar “Alias”.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A.K. alias A.Ll., 42 vjeç, banues në Mamurras.
Në Mamurras, gjatë kontrollit në hotelin ku 42-vjeçari qëndronte, u gjet një armë zjarri (pistoletë) me krehër dhe fishekë, ndërsa gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.