Aktualitet

Meta homazhe për viktimat e kampit famëkeq të Tepelenës

Presidenti i Republikës bëri homazhe në përkujtim të viktimave të kampit famëkeq të Tepelenës. Në Ditën Europiane të Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare, Ilir Meta vuri theksin tek mirëkuptimi dhe rëndësia e reflektimit për historinë e njerëzve që kanë vuajtur në diktaturë. “Kujtimi i tmerreve të së kaluarës është detyrë e të gjithëve ne, si shenjë respekti për të gjitha viktimat dhe si një mënyrë për t’u siguruar që kjo nuk do të ndodhë më për gjeneratat e ardhshme” u shpreh Meta.