Ajo quhet Marichki Padalkos dhe u bë virale brenda pak orë në të gjitha platformat sociale.
Bëhet fjalë për moderatoren ukrainase të televizionit “1+1” së cilës i ra dhëmbi live gjatë transmetimit të lajmeve.
Situata e pakëndshme u menaxhua shumë mirë nga folësja e cila vazhdoi të lexonte lajmet sikur asgjë të mos kish ndodhur.
Pamje të këtij momenti janë shpërndarë në kohë rekord në platformat sociale ku vërshuan mijëra komente shumica e të cilave përgëzonin Padalkos për profesionalizmin e treguar.