Lifestyle Live From Tirana

“Mos u mundoni të kontrolloni mendimet dhe ndjenjat e të tjerëve”/Çfarë është teoria ‘Let them’?!

Në këtë episod të “Live From Tirana”, Edea Demaliaj dhe Ronaldo Sharka, na kanë folur për një temë shumë interesante, siç është teoria “Let Them”. Çfarë është motoja “lërini” dhe pse ka rëndësi për mënyrën tonë të menduarit dhe jetuarit?

Teoria ‘Let Them’ ka tre hapa gjeneralë dhe inkurajon njerëzit që të mos mundohen të kontrollojnë veprimet e të tjerëve, as mendimet, as ndjenjat. Po marr një shembull… Shikoj këtë trendin në TikTok të vajzave; “POV: Unë jam gruaja jote”, dhe fillojnë tregojnë gatimet e tyre. Por çfarë është kjo? Kjo është një metodë për të kontrolluar ata meshkuj që do t’i shikojnë këto në rrjete sociale, për të kontrolluar mendimet e tyre dhe për t’iu implementuar një mendim në kokë, që ‘jam kuzhiniere shumë e mirë’… Një mund që thjesht të rëndoi. Një javë ulu me veten dhe shiko sa kohë harxhon duke menduar se çfarë mendojnë të tjerët për ty. Është një kohë aq e humbur, sa në fund të ditës realiteti është që ti nuk kontrollon dot asgjë.