Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
Vranësirat shoqërohen me reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët e shtrëngata afatshkurtra në pjesën më të madhe të territorit. Në jug e pjesërisht në qendër ka reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra kryesisht në orët e mesditës e pasdite.
Pas orëve të mesditës, reshjet mbeten prezente, por me intensitet të ulët e hera-herës ka shtrëngata afatshkurta përgjatë relieveve malore në lindje.
Era fryn me drejtim juglindje – jugperëndim, me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era fryn me shpejtësi deri në 18 m/s, shoqëruar me valëzim në det të forcës 4-5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
13/21
Re shi
Kukës
12/20
Re shi
Lezhë
14/22
Re shi
Dibër
10/20
Re shi
Durrës
15/23
Re shi
Tiranë
16/23
Re shi
Elbasan
16/23
Re shi
Berat
15/25
Re shi
Vlorë
16/25
Re shi
Korçë
10/16
Re shi
Gjirokastër
11/24
Re shi
Sarandë
14/25
Re shi