Aktualitet

Moti nisi me kthjellime, por ja çfarë pritet orët në vijim!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se moti i nisur me kthjellime në një pjesë të madhe të territorit, në orët e mesditës e deri në të pasdites, vijon me alternime vranësirash të pakta deri mesatare kalimtare.

Në zonën e veriut, si edhe në relievet malore në lindje ka reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe afatshkurtra. Në relievet e larta malore në verilindje dhe juglindje, në mënyrë të izoluar, reshjet marrin formën e shtrëngatave.

Era fryn me drejtim veriperëndim – verilindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë. Temperaturat variojnë 16-35 gradë Celsius.