Sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Në pjesën më të madhe të territorit ka kthjellime dhe alternime vranësirash kalimtare, më të dukshme në zonat malore lindore.
Era fryn e lehtë deri mesatare, kryesisht nga veriperëndimi, më e ndjeshme përgjatë bregdetit.
Mundësi shumë e ulët për reshje të izoluara në zona të thella malore pasdite, ndërsa pjesa tjetër e vendit mbetet e pa shira. Temperaturat variojnë në vlerat 1-21 gradë Celsius.