E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë botuesja Arlinda Dudaj, e cila ka folur më shumë mbi librin, si dhe sa lexojnë realisht njerëzit sot. Por ajo është ndalur më shumë edhe tek deklarata e modeles së “She’s On Top”, ku tha se librin e përdor si aksesor për të bërë foto të bukura në plazh…
Ka diçka jo të vërtetë në këtë, ka diçka të stisur. E para, që vajza e kishte Story-n gati për ta treguar dhe e tregon shumë shpejt. Dhe e dyta, mënyra se si ishte shumë e përgatitur për ta thënë. E tha në një mënyrë shumë të qetë, më bëri përshtypje fytyra e sah, që nuk i lëvizte asgjë, qartësia e saj. Por nuk mund të them që ishte e paaartikuluar. Kjo është pjesa që më vë mua në dyshim, në raport me të gjithë vërtetësinë e kësaj. Gjithsesi, le ta marrim që nuk ishte e vërtetë dhe ishte një sajim, për çfarë bëhet kjo? Dikush më tha për klikime, por kjo është dhe pyetja ime…