Ndërsa finalja e madhe e Big Brother VIP Albania po afron, tensioni brenda shtëpisë ka arritur kulmin, me aleanca të brishta dhe dyshime të forta mes banorëve pas një rrugëtimi prej 120 ditësh.
Së fundmi, një bisedë mes Rogert Sterkaj dhe Selin Bollati ka ndezur sërish debatet, duke vënë në qendër strategjinë e Miri.
Në një moment reflektimi, Rogerti u shpreh hapur për mënyrën se si e sheh lojën e rivalit të tij:
Kjo ka qenë loja e Mirit që 120 ditë këtu brenda. Ne kemi luajtur si top futbolli me Mirin
-tha ai, duke lënë të kuptohet se është ndjerë i manipuluar gjatë gjithë lojës.
Ai shtoi se në këtë fazë çdo lëvizje është vendimtare dhe kërkon kujdes maksimal.
Rogerti ngriti edhe pikëpyetje mbi marrëdhënien e Miri me Nikol, duke e akuzuar për komunikim të paqartë dhe të koduar.
Sipas tij, fraza të tipit “A je dakord për atë gjënë?” pa shpjegime konkrete kanë shtuar mosbesimin.
Kam shkuar disa herë në Dhomën e Rrëfimit duke thënë se nuk i besoj fare
-u shpreh ai.
Nga ana tjetër, Selin Bollati hodhi poshtë një deklaratë të bërë nga Miri, i cili kishte pretenduar se ajo e kishte parë atë me një “23-vjeçare”.
Ajo e mohoi kategorikisht këtë, duke e cilësuar si një përpjekje për të krijuar situata të pavërteta.
Në garë për çmimin e madh kanë mbetur: Selin Bollati, Mateo Borri, Miri dhe Rogert Sterkaj.
Me vetëm pak ditë deri në finalen e madhe, mbetet për t’u parë nëse strategjitë e ndërtuara gjatë muajve do të shpërblehen, apo nëse përplasjet e fundit do të përmbysin gjithçka në natën vendimtare të Big Brother VIP Albania.