Ndërtimi i hidrocentralit të Ashtës në Shkodër ka ndërprerë edhe prurjet në lumin Drin. Si pasojë e kësaj situate problemet mund të jenë të mëdha gjatë periudhës së shirave pasi cektësia e shtratit të lumit mund të bëjë që ujërat të vërshojnë në banesa dhe toka të mbjella. Specialisti i Mjedisit, Jak Gjini, shprehet se është mjaft i domosdoshëm rikthimi i prurjeve me qëllim që lumi Drin të kalojë në një stad ekologjik të pranueshëm.