I ftuari i radhës në emisionin “A je bre normal?” nga Meriton Mjekiqi, ka qenë G-Bani. Kjo intervistë është zhvilluar pak pasi ai doli nga shtëpia e “Big Brother VIP 4”, teksa kujtojmë që të martën ai rihyri sërish në lojë nga votat e publikut pas një televotimi. G-Bani na rrëfeu shumë të pathëna nga karriera e tij, eksperienca brenda në shtëpi, marrëdhënien me banorët e tjerë, por dhe shumë detaje të tjera personale…
Ke ndonjë emër vajze me të cilën do që të sjellësh një bashkëpunim?
Kam paur takim me një vajzë artiste, emrin nuk po ia përmend sepse me ne këngëtarët ndryshojnë shumë herë situatat. Por janë 2-3 kolege me të cilat kemi shprehur idenë për të pasur bashkëpunim. Nuk jam i hapur për bashkëpunime me këdo, jam i hapur për bashkëpunime me vajza që kanë një karrierë. Nuk jam i hapur për bashkëpunime me njerëz që tani po futen në industri.
Si e vlerëson Hip-Hop sot?
Hip-Hop ka një sound fresh, por nuk ka kulturë. Muzika ka evoluar, nuk është më ‘old school’. Sa i përket pjesës së repit shqiptar është më mirë tani, sepse njerëzit po e shikojnë më mirë profesionalisht, investimet janë më të mëdha, media po e pranon më shumë, po na jepet më shumë liri e mundësi. Unë nuk e kam imagjinuar para disa vitesh që të jem artist Hip-Hop dhe të pranohem në “Big Brother VIP”.
G-Bani ndau po ashtu dhe një detaj interesant gjatë intervistës:
Nuk pi më bar, e kam lënë barin që në 14 qershor 2024 kur u futa në operacion në spitalin e Çelsit për t’u bërë synet. Jam katolik por jam bërë synet. Kishim një pyetësor dhe të bëjnë një kontroll rutinë, më ka pyetur doktori se sa partnere seksuale kam në vit. I thashë një numër shumë modest, se nuk gënjej, por i thashë një numër të cilin ai e konsideroi të mjaftueshëm për të më rekomanduar të bëhem synet, pasi ulet përqindja e sëmundjeve ngjitëse me 60-70%, plus dhe pastërti. E pyeta sa kushton dhe më tha që nuk kushton fare, ta bëjmë falas. Me pas një makinë, e të të thotë një mekanik që po ta rregullojmë makinën falas, çfarë do thuash, jo? Dhe u bëra synet. Që atëherë nuk kam pirë më bar.