Reperi 6ix9ine ka vetëm pak ditë që ka dalë nga burgu dhe menjëherë është angazhuar me xhirimet e klipit më të ri që u publikua vetëm pak orë më parë.
Kryefjala e këtij bashkëpunimi muzikor është reperja e famshme Nicki Minaj e cila fillimisht u kritikua që u bë bashkë me një person me precedent penal.
Kritikat u shuan fill pas publikimit të klipit të këngës “Trollz” ku Nicki u shfaq ‘topless’. Megjithëse kjo nuk është hera e parë që 37-vjeçarja zhvishet në një klip, kishim kohë pa e parë reperen në një formë kaq të mirë.