Aktualitet

Nis nesër pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, policia merr masat

Nis nesër pelegrinazhi në malin e Tomorrit. Policia e Beratit ka marrë masat për mbarëvajtjen e këtyre festimeve që zgjasin nga 19 deri më 25 gusht. Shërbimet më të përqëndruara do të jenë përgjatë akseve rrugore Berat-Poliçan-Pronovik-Novaj–Teqe, Poliçan -Çorovodë, Çorovodë-Gjerbës–Teqe e Kulmakut, si dhe në territorin ku zhvillohet aktiviteti i pelegrinazhit.